Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Çfarë do të thotë për ekonomitë e pasura?
Vitin e kaluar, 1.2 milionë njerëz u shpërngulën në Britani, me siguri numri më i madh i regjistruar ndonjëherë. Migrimi neto (d.m.th., imigrantët minus emigrantët) në Australi është sa dyfishi i normës para Covid-19.
Në Spanjë, së fundmi, kjo shifër ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Gati 1.4 milionë njerëz pritet të shpërngulen në Amerikë këtë vit, një e treta më shumë se përpara pandemisë.
Në vitin 2022, migrimi neto në Kanada ishte më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm dhe në Gjermani ishte edhe më i lartë se gjatë “krizës së migracionit” në vitin 2015, shkruan The Economist.

Shtetet e pasura po përjetojnë një bum imigracioni, ku popullsia e lindur jashtë vendit po rritet më shpejt se në çdo periudhë të historisë (shih grafikun 1). Çfarë do të thotë kjo për ekonominë globale?
Jo shumë kohë më parë, dukej sikur shumë vende të pasura e kundërshtuan me vendosmëri migrimin masiv. Në vitin 2016, britanikët votuan për Brexit dhe më pas amerikanët për Donald Trump, projekte politike me bindje të forta anti-emigrantë.
Në valën globale të populizmit që pasoi, politikanët nga Australia në Hungari premtuan të godasin emigracionin. Më pas, Covid-19 mbylli kufijtë. Migrimi u ndal, apo edhe u përmbys, pasi shumë njerëz vendosën të riktheheshin në atdhe.
Midis viteve 2019 dhe 2021, popullsia e Kuvajtit dhe e Singaporit, vende që zakonisht pranojnë shumë emigrantë, ra me 4%. Në vitin 2021, numri i emigrantëve nga Australia tejkaloi numrin e imigrantëve në vend, për herë të parë që nga vitet 1940.
Rritja e migrimit ka rikthyer një ndjenjë normaliteti në disa vende. Fuqia punëtore e huaj e Singaporit, kohët e fundit u rikthye në nivelin para pandemisë. Në vende të tjera, ndihet si një ndryshim i skajshëm.
Një shembull i tillë është Newfoundland and Labrador, provinca e dytë më e vogël e Kanadasë për nga popullsia. Kjo zonë ka qenë prej kohësh shtëpia e njerëzve me prejardhje irlandeze-katolike, Migrimi neto në provincë është pothuajse 20 herë më i lartë se norma para pandemisë. Kryeqyteti i provincës St John’s, po duket gjithnjë e më shumë si Toronto.
Heart’s Delight, një vendbanim i vogël rural, tani ka një furrë buke ukrainase. Qeveria provinciale po krijon një zyrë në Bangalore për të ndihmuar në rekrutimin e infermierëve.
Të ardhurit e rinj në Newfoundland janë një mikrokozmos i atyre gjetiu në vendet e tjera të pasura. Me qindra ukrainas kanë mbërritur në ishull, një pjesë e vogël e miliona atyre që janë larguar nga vendi që nga pushtimi rus. Indianët dhe nigerianët gjithashtu duket se janë në lëvizje në një numër të madh.
Shumë prej tyre flasin anglisht. Dhe shumë tashmë kanë lidhje familjare në vendet më të pasura, veçanërisht në Britani dhe Kanada.
Pse po rritet migrimi
Një arsye e rritjes së migrimit është për shkak se njerëzit po kompensojnë kohën e humbur. Shumë emigrantë morën viza në vitin 2020 ose 2021, por e kryen udhëtimin vetëm pasi u hoqën kufizimet e COVID-19. Megjithatë, popullsia me origjinë të huaj e vendeve të pasura (mbi 100 milionë) tani ka kaluar prirjen rritëse para krizës, çka tregon se po ndodh diçka tjetër.
Natyra e ekonomisë post-pandemike është një pjesë e arsyes. Papunësia në vendet e pasura, në nivelin 4.8%, nuk ka qenë kaq e ulët në dekada. Shefat janë të dëshpëruar për punonjës, dhe vendet e lira të punës janë pranë nivelit më të lartë të të gjitha kohërave.
Kështu, njerëzit kanë arsye të mira për të udhëtuar. Luhatjet e monedhës mund të jenë një tjetër faktor. Një paund britanik blen më shumë se 100 rupi indiane, krahasuar me 90 në vitin 2019. Që nga fillimi i vitit 2021, monedha mesatare e tregjeve në zhvillim është zhvlerësuar me rreth 4% kundrejt dollarit. Kjo u mundëson emigrantëve të dërgojnë më shumë para në atdhe se më parë.
Shumë qeveri po përpiqen gjithashtu të tërheqin më shumë njerëz. Kanadaja ka synimin të mirëpresë 1.5 milionë banorë të rinj në vitet 2023-2025. Gjermania dhe India, kohët e fundit, nënshkruan një marrëveshje për të lejuar më shumë indianë të punojnë dhe të studiojnë në Gjermani.
Australia po rrit periudhën kohore për të cilën disa studentë mund të punojnë pas diplomimit nga dy, në katër vjet. Britania ka mirëpritur banorët e Hong Kongut që arratisen nga persekutimi kinez; mbi 100,000 veta kanë mbërritur.
Shumë vende e kanë bërë të lehtë hyrjen për ukrainasit. Edhe ato vende që deri tani kanë qenë armiqësore ndaj emigracionit, duke përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, tani po tregohen më të hapur ndaj të huajve, ndërsa kërkojnë të ulin ndikimin e plakjes së popullsisë.

Ekonomitë që mirëpresin shumë emigrantë, kanë prirjen të përfitojnë në planin afatgjatë. Mjafton të shihni Amerikën. Populli i huaj sjell me vete ide të reja. Në Amerikë, emigrantët kanë rreth 80% më shumë gjasa se njerëzit e lindur në vend, që të themelojnë një firmë, sipas një studimi të fundit nga Pierre Azoulay dhe kolegët e tij në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.
Hulumtimet tregojnë se emigrantët ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve tregtare dhe investuese midis vendit të tyre të origjinës dhe atij pritës. Prurjet me punëtorë të rinj gjithashtu ndihmojnë në gjenerimin e më shumë të ardhurave nga taksat.
Disa ekonomistë shpresojnë se vala e migrimit do të ketë përfitime më të menjëhershme. “Imigrimi i lartë është i dobishëm për Rezervën Federale teksa ajo përpiqet të qetësojë tregun e punës dhe të ngadalësojë inflacionin”, thotë Torsten Slok, nga firma e menaxhimit të aseteve Apollo Global Management.
Argumente të tilla mund të jenë tepër optimiste. Duke pasur më shumë njerëz, rritet oferta e punës, e cila, nga ana tjetër, ul rritjen e pagave. Por efekti është shumë i vogël. Ka pak shenja se vendet që pranojnë më shumë emigrantë, kanë tregje më të gjera të punës. Në Kanada, për shembull, paga është ende në rritje me rreth 5% në bazë vjetore (shih grafikun 2).
Populli juaj do të jetë populli im
Emigrantët gjithashtu shtojnë kërkesën për mallra dhe shërbime, të cilat mund të rrisin inflacionin. Në Britani, të ardhurit e rinj duket se po i rrisin qiratë në Londër, një qytet që tashmë kishte një furnizim të kufizuar me banesa të lira.
Një efekt i ngjashëm është i dukshëm në Australi. Vlerësimet nga Banka Goldman Sachs tregojnë se shkalla aktuale e migrimit vjetor neto prej 500,000 njerëzish në Australi, po rrit qiratë me rreth 5%.
Qiratë më të larta shoqërohen me një indeks më të lartë të çmimeve të konsumit. Kërkesa nga emigrantët mund të shpjegojë gjithashtu pse çmimet e banesave në shumë vende të pasura, nuk kanë rënë shumë, pavarësisht nga normat më të larta të hipotekave.
Vitin e ardhshëm, migrimi mund të ulet paksa. Vrulli post-pandemik do të bjerë me kalimin e kohës, ndërkohë që tregjet e punës në vendet e pasura po zgjerohen ngadalë. Në terma afatgjatë, rënia globale e normave të lindshmërisë tregon se mund të ketë mungesë emigrantësh.
Megjithatë, ka arsye për të besuar se nivelet e larta të të ardhurve të rinj, do të mbeten të larta për ca kohë. Politika më mirëpritëse e qeverive është një arsye.
Dhe migrimi i sotëm, lind migrimin nesër, pasi të ardhurit e rinj sjellin fëmijë dhe partnerë. Shumë shpejt kthesa e vendeve të pasura kundër emigrantëve në fund të viteve 2010, do të duket si një lajthitje. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38