Flash News

E-TJERA

Një vit nga 25 prilli, analisti: Yuri Kim shtrembëroi rezultatin e zgjedhjeve për të mbajtur Ramën

Një vit nga 25 prilli, analisti: Yuri Kim shtrembëroi rezultatin e

Analisti Genc Burimi deklaron se amerikanët kanë shtrembëruar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.
Burimi i referohet marrëveshjes së 5 qershorit, apo që SPAK nuk nxori asnjë element nga zgjedhjet, teksa komenton ngjarjet një vit pas 25 prillit.

Shqipëria sot vuan nga një politikë realiste e SHBA-ve. Nuk kemi pse ta mohojmë. SHBA-të vënë në plan të parë interesin e tyre. Pa u tharë ende boja e kutive të votimit shkon dhe përgëzon Ramën për zgjedhjet. Loja ishte ezauruar.

Amerikanët influencuan zgjedhjet në Shqipëri. Amerikën influencuan, shtrembëruan rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri. Fakti i parë, marrëveshja e 5 qershorit tek Ambasada Amerikane, marrëveshje e shkelur nga Rama në korrik, nuk reaguan.

Fakti i dytë, prej 25 prillit Yuri Kim mburret me drejtësinë e re. SPAK nuk nxori asnjë element nga zgjedhjet.Partia e Berishës është në luftë me këtë administratë amerikane që kërkon të mbajë Edi Ramën.

Të protestojnë demokratët para ambasadës me slogane. Amerika ka shtrembëruar zgjedhjet.”-tha Burimi në Syri.Tv.

Të fundit