Flash News

E-TJERA

Një vit nga ekzekutimi i Brilant Martinajt, autoritetet shqiptare letërporosi Sllovenisë; çfarë gjetën kamerat e sigurisë

Një vit nga ekzekutimi i Brilant Martinajt, autoritetet shqiptare

Mesditën e 17 korrikut 2022, një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës i mori jetën Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës. Të tre udhëtonin në të njëjtin mjet kur atentatorët i bënë pritë duke i qëlluar me breshëri armësh.

Sot, kur ka kaluar një vit nga ngjarja e pazbardhur, nga pamjet e kamerave është parë një mjet me targa sllovene që dyshohet se ka gjurmuar viktimat deri në ditën e ekzekutimit. Mësohet se autoritet shqiptare i kanë dërguar Sllovenisë një letërporosi, duke i kërkuar ndihmë për të mësuar se kujt i përket mjeti.

Nuk dihet ende nëse është i vjedhur apo ka hyrë në mënyrë legale në territorin shqiptar.

I pari që mbeti viktimë e plumbave ishte Dikler Vata. Ai doli nga mjeti pas breshërisë së plumbave me për t’i shpëtuar atentatorëve, por këta të fundit e ndoqën duke e qëlluar për vdekje disa metra larg makinës.

Mjeti me të cilin udhëtonin tre viktimat shpërtheu në flakë pas të shtënave. Për pasojë, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit.

Brilanti ishte kushëri i Ervis Martinajt, i cili rezulton ende i zhdukur që prej 11 gushtit 2022, kur xhaxhai i tij raportoi se kishin humbur kontaktet me Visin.

Të fundit