
Flash News
Pse u zhvillua operacioni pas zgjedhjeve? Pyetja që zuri ngushtë Altin Dumanin
Gjendet pa shenja jete 24-vjeçari në liqenin e Farkës
Para, biznese, televizion/ Çfarë u sekuestrua gjatë megaoperacionit? Dy efektivë të përfshirë në skemën kriminale
Operacioni “Ura”, kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare është forcë ndërkombëtare shumë e madhe
Dokumentet/ PD denoncon në SHBA manipulimin e zgjedhjeve: Kërkojmë qeveri teknike
Një vit nga vrasja e Klodian Rashës/ 10 vite burg, një dorëheqje dhe drejtësi zhgënjyese për familjen
Më 8 Dhjetor 2020, i riu Klodian Rasha u ekzekutua pak pas mesnate në afërsi të banesës së tij në zonën e Laprakës nga efektivi i i policisë Nevaldo Hajdaraj, pasi ky i fundit e ndoqi për ta ndëshkuar për shkeljen e orës policore të vendosur në kuadër të kufizimeve të Covid-19.
Hajdaraj bashkë me efektivin që e shoqëronte në turnin e punës, i bënë thirrje Klodianit të ndalonte, por ai u frikësua dhe iku me vrap. Hajdaraj e ndoqi të riun dhe kur arriti në një pikë të afërt e qëlloi me armë.
Pas orë pas ekzekutimit, Policia e Shtetit raportoi se i riu ishte i armatosur dhe efektivi e ka qëlluar për vetëmbrojtje. Familjarët e Klodianit e hodhën poshtë hipotezën, me argumentin se i riu kishte dalë për të blerë cigare. Ekspertët gjetën në vendin e ngjarjes një armë tip pistoletë, por që rezultoi s nuk i përkiste 25-vjeçarit.
Klodian Rasha mbërriti pa shenja jete në spital. Plumbi që kishte marrë në kokë i shkaktoi vdekje të menjëhershme.
Pas verifikimit të provave materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë këtu edhe pamjet filmike, SHÇBA doli në konkluzionin se Hajdaraj “bie në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit dhe se nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.”
Ndryshimi i akuzës nga Prokuroria
Më 16 Dhjetor, Prokuroria njoftoi ndryshimin e akuzës për efektivin Nevaldo Hajdaraj, nga “vrasje në tejkalimin e kushteve të mbrojtjes” në “vrasje me dashje”.
Pas daljes së pamjeve filmike nga momenti i vrasjes, prokuroria njoftoi s ekishte një panoramë më të qartë të ngjarjes së 8 Dhjetorit. Sipas Prokurorisë efektivi Nevaldo Hajdaraj, ka qëlluar sistematikisht mbi të riun, duke u pozicionuar, sikurse dëshmohet edhe nga kolegu i tij natën e ngjarjes. Ndryshimi i akuzës vjen “për shkak se efektivi ka qëlluar dy herë me armë zjarri mbi të riun.”
Në 14 korrik, gjykata e dënoi efektivin me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Hajdaraj u dënua përfundimisht me 10 vite burgim. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar për efektivin 20 vite burg.
Protesta e të rinjve
Vrasja e 25-vjeçarit ngjalli reagime edhe nga opinioni publik. Mijëra të rinj marshuan në rrugët e Tiranës për të kërkuar drejtësi për Klodianin.
Protesta të shumta u zhvilluan në kryeqytet dhe jo vetëm. Më 9 Dhjetor, protesta kulmoi me goditjen e dhunshme para dyerve të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Të rinjtë qëlluan në drejtim të godinave qeveritare, shkatërruan tabelat e sinjalistikës rrugore, semaforë, tabelat e reklamimeve, dogjën koshat e mbeturinave dhe u ‘përleshën’ me efektivët e policisë që qëndronin para godinave qeveritare.
Dorëheqja e Sandër Lleshajt
Dy ditë pas vrasjes së Klodianit, ministri i Brendshëm asokohe Sandër Lleshaj dha dorëheqjen.
Me një postim në Facebook, Lleshaj u shpreh se pavarësisht karrierës së tij dhe posteve të marra ndër vite, kishte ardhur koha që ‘dilema’ e tij të merrte fund dhe të dorëzonte postin. “Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar”, shkruante Lleshaj.
Familja e Klodianit kërkon drejtësi
Ka kaluar një vit dhe babai i Klodian Rashës, nuk ka gjetur dejtësi për birin e vet. Qazim Rasha ka qenë sot në sheshin ‘Skënderbej’ ku janë zhvilluar homazhe në kujtim të të riut.
Në një deklaratë për mediet, Qazim Rasha u shpreh se shteti duhet të gjejë vend për drejtësi, teksa përcolli mirënjohjen e tij për të gjithë ata persona që i kanë qëndruar afër në momentin e vështirë.
“Lus Zotin që të tilla tragjedi të mos ekzistojnë në asnjë bend të botës. Mua më plagosi shpirtin më ndau zemrën. Kam kërkuar që këto lloj plage, këtë tragjedi të mos i imagjinojë askush. Në 2021 të tilla tragjedi të mos i ketë asnjë lloj kombi. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shpreh interes ndaj familjes time. besoj që nuk ka qenie njerëzore që imagjinojë që një nënë një baba aq më tepër një malësor si puna ime, të imagjinojë të shesë dhe të blejë gjakun e fëmijës. Ja kërkoj shtetin që përbaltjen e djalit, inkriminim dhe personin që vendosi armën ta gjejë, sa unë nuk kam vendos akoma për ta kërkuar dhe për ta gjetur vetë”, u shpreh babai i Klodianit.
Të fundit







Gjendet pa shenja jete 24-vjeçari në liqenin e Farkës
21 Maj 2025, 12:37

Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
21 Maj 2025, 12:18

Emri i vetëm i 11 majit është: Terrorizëm elektoral
21 Maj 2025, 12:06



Haxhi 2025/ Gjithçka që duhet të dini rreth pelegrinazhit vjetor në Mekë
21 Maj 2025, 11:28

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka
21 Maj 2025, 11:02

Kuçovë/ 66-vjeçari ngacmon sek*ualisht 17-vjeçaren
21 Maj 2025, 10:41

Çrregullimet mendore dhe obeziteti kërcënojnë adoleshentët
21 Maj 2025, 10:22


19 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, shumica prej tyre fëmijë
21 Maj 2025, 09:50
Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura
21 Maj 2025, 09:40



A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?
21 Maj 2025, 09:01




Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
21 Maj 2025, 08:09
Reshje shiu në të gjithë vendin, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
21 Maj 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Maj 2025, 07:47

Gjylameti del “kundër” Ramës, merr pamjet nga KQZ pas humbjes së mandatit
20 Maj 2025, 22:32

Berisha: Nuk kam menduar dorëheqjen, jam në një mision për të mbrojtur votën
20 Maj 2025, 22:08



Arrestohen 38 persona për komplot në Venezuelë, mes tyre edhe një shqiptar
20 Maj 2025, 21:18



Shehaj: Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën
20 Maj 2025, 20:24
Anija “Butrinti” shpëton 13 emigrantë në detin Egje, mes tyre 2 fëmijë
20 Maj 2025, 20:01





Si u tërhoqen nga ankesat për votat kandidatët e PS pas mesazhit të Ramës
20 Maj 2025, 18:34
Biseda Trump- Putin/ Analiza: Kush fitoi në telefonatë dyorëshe?
20 Maj 2025, 18:15
Dyshime për krime zgjedhore, SPAK kontrolle në bashkinë e Klosit
20 Maj 2025, 18:02
Vuçiç mesazh trajnerit serb: Shkoni në Tiranë dhe fitoni ndaj Shqipërisë
20 Maj 2025, 17:50
Këlliçi: Vota e diasporës një kasaphanë, shkeljet janë flagrante
20 Maj 2025, 17:39
Akuzohej për trafik dr*ge në Itali, Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun
20 Maj 2025, 17:20



Vota e diasporës, Burimi: Procesi më shumë simbolik sesa me ndikim real
20 Maj 2025, 16:41
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
20 Maj 2025, 16:17
KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ardiana Bera
20 Maj 2025, 16:13
Edhe të rinjtë me hipertension, 35% e 18-vjeçarëve me tension
20 Maj 2025, 16:01


Enigma/ Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para këtër viteve
20 Maj 2025, 15:12


Parlamenti i Hungarisë miraton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
20 Maj 2025, 14:50
Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO
20 Maj 2025, 14:36
Emrat/ Kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend?
20 Maj 2025, 14:21
Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?
20 Maj 2025, 14:15
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë
20 Maj 2025, 13:49
Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
20 Maj 2025, 13:45

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV, në ankand për 250 mijë dollarë
20 Maj 2025, 13:23


Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do qëndrosh në pushtet me këtë farsë
20 Maj 2025, 12:55
Vranë shqiptarin në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët
20 Maj 2025, 12:45


Hakerohet faqja zyrtare e RTSH, shfaqen lajme të rreme për Kosovën
20 Maj 2025, 12:10

Aksident në Korçë, motori përplaset me makinën, plagoset 45-vjeçari
20 Maj 2025, 11:44
VIDEO/ Atentati në Durrës, momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja
20 Maj 2025, 11:37


Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?
20 Maj 2025, 11:01


Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili
20 Maj 2025, 10:33
Makinën plot me d*ogë, vihen në pranga dy persona në aksin “Mamurras-Kashar”
20 Maj 2025, 10:23
Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
20 Maj 2025, 10:15
Foto/ Ky është 29-vjeçari që u ekzekutua në Durrës
20 Maj 2025, 10:00