Flash News

E-TJERA

“Njerëzit ju shohin si Mesia”, Simon Miraka- Berishës: Në 7 Korrik kauza jonë është liria dhe atdheu

“Njerëzit ju shohin si Mesia”, Simon Miraka- Berishës:

Ish i përndjekuri Simon Miraka i është bashkuar tryezës së aktivistëve dhe shoqërisë civile të Frontit Për Shpëtimin e Shqipërisë, ku i pranishëm është edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Miraka tha se njerëzit e shohin Berishës si Mesia, ndërsa kauza që ai propozon për protestën e 7 korrikut është liria dhe atdheu.

Më vjen mirë që njerëzit ju shohin si Mesia. Kam parasysh datën 11 dhjetor, njerëzve u dukej sikur po binin rrezet e diellit.

Për datën 7, i përkas një shtrese që ka luftuar për 45 vjet për liri dhe falë Zotit ja ku jemi. Kauza jonë ishte liria dhe atdheu.

Naftëtarët erdhën në këmbë dhe nuk i mbështeti askush. A do dalim nga kjo gjendje? Argumente ka mjaft dhe ajo që i thith njerëzit është aspekti ekonomik që i bën ata me u larguar nga vendi. Në 7 korrik njerëzit të pyesin veten, a do jetojmë këtu apo do zgjedhim mërgimin”, tha Miraka.

 

Të fundit