Flash News

E-TJERA

Njëri gazetar, tjetri biznesmen. Ish-deputeti: Dy emrat e përfolur për kryebashkiak të Himarës, veç Tavos

Njëri gazetar, tjetri biznesmen. Ish-deputeti: Dy emrat e përfolur

Ish-deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço foli për çështjen e bashkisë së Himarës pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak dhe tërheqjes e Jorgo Goros.

Ndërkohë që në mediat greke u përfol emri i Vangjush Tavos, i propozuar nga kryeministri Edi  Rama për postin e kryebashkiakut të Himarës, Miço njoftoi në A2 CNN se përveç tij janë edhe dy emra të tjerë. Bëhet fjalë për gazetarin Ilir Paço dhe biznesmenin Theodhori Çami.

“Kam marrë disa informacione në rrugë private. Zgjidhja është që t’i lihet kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë që të hidhte në tavolinë disa emra dhe derisa të shprehet drejtësia të bëhet zëvendësimi, që bashkia të funksionojë. Përveç Tavos është gazetari Ilir Paço dhe Theodhori Çami një biznesmen nga Dropulli, që nuk kanë lidhje me Himarën”.

 Ish-deputeti thekson se alternativa me këto 3 emra dhe emra të tjerë pa konsensusin e Belerit nuk do të pranohet as nga Greqia.

“Ka mundësi të zgjidhet kjo nëse është dëshira e dy palëve dhe duke patur parasysh dëshirën e zotit Beleri. Zëvendësimi i përkohshëm i kryetarit të bashkisë me këto 3 emra pa konsensusin e Belerit, nuk është alternativa më e mirë dhe nuk do të pranohet nga Greqia”, tha ai.

 

Të fundit