Flash News

E-TJERA

Njëri hidhet nga kati i katërt, tjetri digjet me benzinë/ Humbin jetën dy persona në Shkodër dhe Skrapar

Njëri hidhet nga kati i katërt, tjetri digjet me benzinë/ Humbin

Dy humbje jete në mënyrë tragjike janë regjistruar këtë të shtunë në vendin tonë.

Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë në fshatin Strorë të Skraparit. Viktima është shtetasi Abaz Zylyftar, babai i katër fëmijëve dhe burime zyrtare bëjnë me dije se 52-vjeçari vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se ai kishte dalë herët nga banesa për tu nisur në drejtim të qytetit të Skraparit dhe rrugës ka blerë një bidon me benzinë, e ka hedhur në trup dhe i ka vënë flakën vetes. Trupi i djegur është gjetur nga kalimatrët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Mësohet se viktima kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen, duke pirë një sasi të konsiderueshme pesticidesh por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve kishte shpëtuar.

Ndërsa në Shkodër, një 65-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është shtetasi Agron F.M.. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:3 në lagje "Naim Gjylgebu", Shkodër.

Aktin e rëndë e ka kryer në kushte depresioni. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit