Flash News

E-TJERA

Njëri martohej në shtator, zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Tiranë

Njëri martohej në shtator, zbardhen detaje të reja nga aksidenti

Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të viktimat që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në fshatin Fortuzaj mbrwjen e djeshme.

Ata po udhëtonin me një mjet tip “Range Rover” i cili doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. I pari që ndërroi jetë ishte Gjyla. Në mëngjes, ndërroi jetë në spital edhe 33-vjeçari, Denis Çali.

Mësohet se Çali kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe punonte si emigrant.

Historia është e dhimbshme për Brusild Gjylën, i cili priste të kurorëzonte dashurinë në martesë në muajin shtator.

Dyshohet se të rinjtë nuk e kanë njohur zonën, për shkak edhe të ndriçimit të paktë, kanë humbur drejtimin duke rënë në humnerë.

Të fundit