Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Njihuni me Besa Sharrah, shqiptaro-amerikania që kandidon në Senatin e Ohajos

Në zgjedhjet për Senatin në Shtetin e Ohajos që do të mbahen më 5 nëntor, për herë të parë do të kandidojë edhe një shqiptaro-amerikane. Besa Sharrah, e cila garon në emër të Partisë Republikane, po bën fushatë për të qenë anëtare e organit ligjvënës në shtetin ku mbërriti si emigrante, në vitin 2005.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo thotë se familja e saj, e persekutuar nga komunizmi, nxiti tek ajo ambicien për të luftuar për mbrojtjen e demokracisë, prandaj u aktivizua politikisht shumë e re, ndërsa prej 11 vjetësh është angazhuar në strukturat republikane, derisa mori mbështetjen e partisë, për të garuar për në Senat.
Në bisedën me gazetaren Klementina Cenkollari, ajo tregon synimet e saj në këtë fushatë, por edhe arsyet që e kanë shtyrë për t’u përfshirë në lëvizje që lidhen me diasporën shqiptare, si lëvizja për të siguruar të drejtën e votes për emigrantët.
Besa Sharrah e nisi rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 vjet më parë.
“Unë erdha këtu për të studiuar, kur isha 17 vjeç. Erdha për të studiuar në ‘Wright State’, në Ohajo, për inxhinieri mekanike. Aty u diplomova dhe u bëra inxhiniere, fillova dhe karrierën time dhe fillova dhe praktikova për 7 vjet, derisa mora pozicion lidershipi ku drejtova skuadra inxhinierësh. Kam patur karrierë dhe në pjesën e IT për bankat, kam punuar me dy kompani, JP Morgan dhe Nationwide Insurance”, tregon ajo.
Dëshira për t’u përfshirë në politikë thotë ajo, nuk është aspak rastësi, pasi është rritur me shtysën për të vepruar në mbrojtje të demokracisë. Rrënjët për këtë janë tek vuajtjet e familjes para vendosjes së rendit demokratik në Shqipëri.
“Unë vij nga një familje shumë e persekutuar në Shqipëri. Vij nga familja Sharrah. Ne ishim një familje që mbështesnim demokracinë në çdo kusht. Mbështesnim të drejtat individuale dhe kjo ishte diçka që ishte në kundërshtim me sistemin diktatorial dhe për këtë ata ekzekutuan 7 persona të familjes sime, të gjithë të shkolluar jashtë, me një vizion demokratik për vendin, për të sjellë perspektivën perëndimore gjithashtu në Shqipëri”, shprehet ajo.
Sara tregon se fillimisht, u bë pjesë e aktiviteteve politike në nivel lokal, në qytetin Kolombos, ku jetonte, por se vazhdimisht synonte të ishte pjesë fushatave të ndryshme që ndodhnin më gjerë, në gjithë shtetin e Ohajos. Prej 11 vjetësh, ajo ka qenë pjesë e stukturave të Partisë Republikane, në emër të së cilës do të garojë për në Senatin e Ohajos.
“Unë jam shqiptarja e parë këtu në Ohajo, që do të bëhet, me shpresën tek Zoti, pjesë e legjislaturës së Ohajos, këtu në Amerikë. Presidenti i Senatit të Ohajos ndjeu se unë do të isha një kandidate shumë e mirë për këtë pjesë të elektoratit, edhe për faktin që jam emigrante, jam ajo që ne e quajmë amerikane e re".
E pyetur nëse është më e lehtë, apo më e vështirë, të bësh fushatë si emigrante, ajo thotë se “jemi në një moment shumë unik. Po të më pyesje për shembull edhe 10 vjet para, të ishe pjesë e Partisë Republikane si një emigrante, nuk ishte diçka që ishte normale. Madje, të thonin, po ti çfarë pune ke atje sepse këta nuk i duan emigrantët, e të tjerë e të tjerë. Dhe në fakt unë ndjeja një të vërtetë komplet ndyshe. Ajo dëshira e republikanëve, sidomos për të patur emgrantë në rangjet e tyre, të cilët janë, jo vetëm me shkollë, por edhe kanë background-in që ne kemi e sistemeve të tjera unike, siç ishte sistemi shqiptar, që ishte një diktaturë".
Sipas saj, kjo ka shërbyer si një mënyrë shumë e mirë për personat që janë në pozitë të kuptojnë që duhen kandidatë që rikujtojnë se përse Amerika është vendi i ëndrrave, pse Amerika është toka e premtuar për shumë emigrantë.
"Kjo ka reflektar tek unë si një kandidate që vjen nga një vend I diktaturës dhe nga një familje shumë e persektuar nga diktatura. Unë kam një perspektivë ndryshe për t’i thënë njerëzve që diktatura dhe demokracia nuk janë aq larg njëra tjetrës ndaj duhet të ruajmë të drejtat tona me çfarë mundsisht kemi dhe të qëndrojmë vigjilentë mbi demokracinë tonë", thekson ajo.
Zonja Sharrah beson se vendimi i partisë për ta kandiduar lidhet edhe me karrierën e saj në fushën e sektorit privat. Ajo thotë se elektorati në distriktin 16 në shtetin e Ohajos, ku ajo synon të sigurojë votat, përballet me të njëjtat sfida që përballen shumë amerikanë në rang kombëtar ditët e sotme, si inflacioni i lartë apo edukimi.
“Ne kemi një inflacion të paprecedentë, të paktën për sa kohë unë kam jetuar këtu. Kemi parë edhe një rritje të çmimeve të shtëpive që e ka bërë edhe më të vështirë për qytetarin të ketë një ekonomi të qartë dhe të qetë për mënyrën se si do të jetojë. Gjithashtu, edukimi dhe shkollat vazhdojnë të jenë një pjesë e madhe e advokimit tim"
Ndërsa vazhdon veprimtarinë e saj politike në Shtetet e Bashkuara, zonja Sharrah ka qene aktive edhe për çështje prekin diasporën shqiptare, siç është e drejta e emigrantëve për të votuar.
“Kushtetuta e një vendi duhet implementuar në gjithësinë e saj. E drejta e votës për diasporën është e drejtë që garantohet në Kushtetutë. Dhe në këtë moment ne nuk e kemi këtë të drejtë. Unë jam një shqiptaro-amerikane dhe dëshira ime është që këto lidhje të vazhdojnë me Shqipërinë, sidomos në këto momente kaq delikate për demokracinë shqiptare. Për sa kohë vota e diasporës nuk implementohet, mendoj që shteti shqiptar është në kundërshti të plotë me Kushtetutën shqiptare dhe për këtë arsye unë e mbështes votën e diasporës,", thekson ajo”.
E pyetur se çfarë do të thoshte për fitorja në këto zgjedhje, ajo thotë se do të ishte një endërr e realizuar.
“Do të ishte kurorëzmi i një endrre shumë, shumë të gjatë. Kjo është një endërr, është një endërr që unë e ndjej dhe ditë për ditë mendohem për këtë pjesë.
E para dhe më e rëndësishmja do të ishte fakti që më në fund një qytetare e ardhur nga një vend tjetër, e ardhur këtu, jo e lindur këtu, do të ketë mundësinë jo vetëm të vëzhgojë nga anët hartimin e ligjeve në shtetin e saj, por tani të jetë pjesë e ligjeve duke sjellë perspektivë ndryshe, duke sjellë një narrative ndryshe. Kjo është e lidhur edhe me faktin që jemi në një moment shume unik në shtetin amerikan. Shteti amerikan është një shtet emigrantësh. Unë mendoj se është mëse e drejtë, të kemi njerëz, që si unë e duan këtë vend, duan ta shikojnë të vazhdojë në rrugën e duhur dhe të ruajmë atë ëndrrën amerikane për të cilën ne erdhëm të gjithë këtu”. VOA
VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43