Flash News

E-TJERA

Njihuni me binjakët ekselentë, janë të parët e Shqipërisë në mjekësi por me sytë nga Gjermania

Njihuni me binjakët ekselentë, janë të parët e

Mario Popa dhe vëllai i tij Xhulio janë cilësuar si binjakët ekselencë në mjekësi të Shqipërisë për këtë vit.

Mario është renditur i pari në rang vendi, jo vetëm në Mjekësi, por edhe në 9 degët e tjera që ka aplikuar për studimet e larta. Ndërsa vëllai i tij Xhulio ka dalë i 16 në listën e fituesve.  

Në këtë raund të parë pranimesh, ata kanë vendosur të regjistrohen për degën e mjekësisë, edhe pse të ardhmen e shohin jashtë Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

Si asnjëherë më parë, universiteti i Mjekësisë këtë vit u përballmë një fluks të pazakontë aplikimesh.

Mbi  9 mijë maturantë synojnë  degët e mjekësisë për 1500 vende. Infermieria rezulton dega më e kërkuar me 4 mijë aplikime, ndjekur nga mjekësia e përgjithshme dhe më pas fizioterapia.  

 

 

 

Të fundit