Flash News
Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset tre persona
Vrasja e Vishës/ Gjenden 12 gëzhoja brenda makinës, autorët u larguan me “Porsche”
GJKKO kthen për hetim në SPAK çështjen e deputetit Asllan Dogjani
Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
Vrasja në Kamëz, dyshohet për motive hasmërie
Njoftim i rëndësishëm për aplikantët e vizave: Ambasada Amerikane vendos masa të reja sigurie
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar vendosjen e masave të reja sigurie për aplikantët e vizave, duke filluar nga e hëna, 9 dhjetor 2024.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", ambasada informon se aplikantët nuk do të lejohen të marrin me vete çanta shpine, bagazhe apo çanta dore gjatë prezantimit për intervistë në Konsullatën Amerikane.
Këto masa kanë për qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. Ambasada u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke kërkuar që ata të planifikojnë lënien e sendeve të tilla në shtëpi ose në një vend të sigurt përpara se të mbërrijnë në ambientet konsullore.
"Ne vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë," thuhet në njoftim.
Kjo masë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për rritjen e standardeve të sigurisë, duke minimizuar çdo rrezik dhe duke siguruar një përvojë sa më të mirë për aplikantët e vizave.