Flash News

E-TJERA

Njoftimi i pazakontë i ambasadës së SHBA: Shmangni këto ambiente në Tiranë, ka rrezik sigurie!

Njoftimi i pazakontë i ambasadës së SHBA: Shmangni këto

Ambasada amerikane e akredituar në Tiranë ka bërë një paralajmërim të pazakontë.

Përmes faqes së saj online, ambasada ka njoftuarstafin dhe qytetarët amerikanë të shmangin disa restorante në Tiranë pasi siç njofton ka rrezik sigurie.

 Teksa i rendit me emra, ambasada  thekson se ekziston mundësia e dhunës hakmarrëse, por edhe për shkak të raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime sigurie.

Njoftimi

Mesazh për Qytetarët e Shteteve të Bashkuara

Subjekti: Njoftim Sigurie

Vendndodhja: Tiranë

Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026

Ngjarja:

Si masë paraprake sigurie, për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës së SHBA-së:

-Juvenilja

-Juvenilja Castle

-Pastiçeri Venezia

-Magic Club

Veprimet që duhen ndërmarrë:

-Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këto restorante

-Të ndjekin mediat lokale

-Të kenë gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje

-Të mbajnë profil të ulët

Njoftimi i pazakontë i ambasadës së SHBA: Shmangni këto

Të fundit