Flash News

E-TJERA

Njoftimi për largimin e Yuri Kim, diplomati: Rast i paprecedentë, s’është koha për bilanc

Njoftimi për largimin e Yuri Kim, diplomati: Rast i paprecedentë,

Diplomati Arben Çejku ka komentuar njoftimin e Ministrisë së Jashtme e cila deklaroi se kanë nisur zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

I ftuar në studion e “Review” në Euronews Albania, Çejku tha se kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë. Sipas diplomatit, shteti shqiptar përcjellin mesazhin se edhe ambasadorët e tjerë që do të vijnë, i pret i njëjti fat.

“Kjo që është bërë me Yuri Kim është një rasti i paprecedentë dhe nuk është fare i dobishëm. Mesazhi që po i japim ambasadorit të ri amerikan që do vij është se nesër dhe ai do të ketë këtë mënyrë të përcjellës. Nuk është koha për të bërë një bilanc gjatë kohës që ka qenë Kim këtu”, tha Çejku.

Ambasadorja Yuri Kim përfundon mandatin e saj si diplomate e SHBA-ve në Shqipëri. Nga ana e Kim dhe e ambasadës amerikane, nuk ka pasur një koment lidhur me njoftimin e MEPJ. 

Të fundit