All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, protestë para ambasadës italiane në Tiranë

All - Paragraf - 1

Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, protestë

Pensionistët shqiptarë që jetojnë në Itali kanë protestuar sot para ambasadës italiane në Tiranë. Ata shprehen të shqetësuar për vonesën e procedurave për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

All - Paragraf - 3

Një prej pensionistë i pranishëm në protestë tha për mediat se jeton në kushte të vështira dhe ka 32 vite që jeton në Itali.

“Jetojmë me 15000 lekë dhe jetojmë në kushte të vështira. Kam 32 vite në Itali dhe aty kam vënë re humanizëm për këdo. Pyetje që i bëj vetes është Meloni çfarë është? Mjafton një firmë edhe mbaroi”, tha pensionisti.

Ambasadori italian, Fabrizio Buçi ka takuar protestuesit dhe iu ka garantuar se do të bëjnë maksimumin për të zgjidhur çështjen.

“Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim”, thotë Buçi.

Të fundit