Flash News

E-TJERA

Njohu zgjedhjet, Agron Duka thirrje Bashës: Prano humbjen, hap partinë e lejo zgjedhjet e vërteta në PD!

Njohu zgjedhjet, Agron Duka thirrje Bashës: Prano humbjen, hap partinë

Agron Duka kreu i partisë Agrare, i cili pranoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, i ka bërë thirrje sërish kreut të PD, Lulzim Basha që të pranojë humbjen dhe të lejojë zgjedhjet e vërteta në PD.

Duke folur në ‘Top Talk’, Duka i kërkoi Bashës që t’i hapë rrugë demokratëve për zgjedhje të lira në parti.

Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator.

Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu.

Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës”, tha Duka.

 

Të fundit