Flash News

E-TJERA

Noka: PS e tmerruar nga vota e diasporës, kërkon respektivitet, por mohon patentat

Noka: PS e tmerruar nga vota e diasporës, kërkon respektivitet, por
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar gjatë seancës plenare çështjen e votës së diasporës dhe qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj saj.

Ai theksoi se PS është e tmerruar nga vota e diasporës dhe kërkon që të respektohet, ndërkohë që, sipas Nokes, kjo parti po mohon njohjen e patentave të shqiptarëve nga vendet e tjera.

Ne i kerkojmë Europës të njohin patentat e shqiptarëve ndërsa ju i mohoni këto dokumenta. Ju jeni të tmerruar nga vota e diasporës dhe kërkoni respektivitet.

Për votën e diasporës për zgjedhjet e 11 majit 2025 Noka theksoi se jashtë shtetit voton kryefamiljari ndërsa nipërit dhe mbesat nuk kanë asnjë dokument kontrate.

Jashtë shtetit voton kryefamiljari që ka kontratë, po nipërit dhe mbesat e mia që nuk kanë asnjë dokument kontrate, sepse është në emër të kryefamiljarit?“, tha ai.

Të fundit