Flash News

E-TJERA

Noka: Rama dhe Basha u takuan të premten në Dhërmi, shkoi me “Range Rover” për t’u kamufluar

Noka: Rama dhe Basha u takuan të premten në Dhërmi, shkoi me

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha janë takuar në Dhërmi, nëj ditë para punimeve të Kuvendit, që u mbajt ditën e shtunë.

Ai tha për “Syri TV” se vizitat e Ramës dhe Bashës në të njëjtën ditë nuk ishin rastësi. Noka u shpreh se Basha ishte paraqitur në takim me 2 automjete “Range Rover” si kamuflim.

Gjithashtu shtoi se në takim ishte folur mbi draftin e firmosur mes tyre për shkatërrimin e opozitës.

“Ky draft ka ardhur si informacion që nga momenti kur u mor vesh takimi Rama-Basha. Basha ka shkuar me dy Range Rover, një Vogue dhe një Sport, për t’u kamufluar. U mor vesh që ishin bashkë.

Gjatë gjithë darkës është diskutuar ky draft, atë natë në Dhërmi. E gjithë biseda ka qenë rreth këtij drafti. Lulzim Bashës që në 2017 iu ngarkua mision shkatërrimi i opozitës, likujdimi i opozitës dhe Partisë Demokratike.

Të gjitha pikat që fliten për Reformën Zgjdhore kanë vetëm një synim të godasin çdo kënd tjetër përveç Edi Ramës. Të ulin fuqinë elektorale me kalkulime e çdo force tjetër politike përveç Edi Ramës. Këto lloj klauzolash janë vrasëse për demokracinë dhe opozitën. Është si të vrasës demokracinë”, tha Noka.

 

Të fundit