Flash News

E-TJERA

“Non grat a nondë karat”/ Çun Lajçi: Pa Berishën s’ka opozitarizëm!

“Non grat a nondë karat”/ Çun Lajçi: Pa

Aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi ka postuar një foto me kryedemokratin Sali Berisha, krahas së cilës shkruan se pa të nuk ka opozitarizëm.

Lajçi ironizon vendimin “non grata” të Shteteve të Bashkuara, ndërsa thotë se “non grat a nëntë karat, s’di”.

Ai iu paraprin komenteve negative, duke thënë se kur ka postuar foto me drejtuesit e lartë të Kosovës, e kanë sharë.

“Non grat a nondë karat, s'di, por pa Berishën, opozitarizem s'ka! Krejt zjarm asht!

E di se kan me m'sha, se kur e postova foton me Ibrahimin, Hashimin e Ramushin, ma shkokluen nanën n'vorr! Tash po i mëshirojnë se njeni n’vorr e t’jetri n’Hagë!

Me Albini s'jam fotografu kurrë, e s'po kan ku me m'kapë, prandaj e postova foton me Sal Kapetanin hahahah!

Me qesi far Abazoviqash e Ballkan pa derë, ka mu ba promajë n'tana anët, e s'ka me na ardhë era as dardha këndej as portokaj andej!”-shkruan Lajçi në Facebook.

“Non grat a nondë karat”/ Çun Lajçi: Pa

Të fundit