Flash News

E-TJERA

“Non-grata e Berishës, hakmarrje për sulmet ndaj Soros”, gazetari amerikan: Skandal për listën e hetimeve të McCarthy-t  

“Non-grata e Berishës, hakmarrje për sulmet ndaj Soros”,

Jack Posobiec, një gazetar dhe aktivist politik republikan, i njohur për afërsinë e tij me Presidentin Donald Trump dhe familjen e tij ka shpërndarë në Tëitter-in e tij artikullin në të cilin anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe republikani, Lee Zeldin, ka hedhur akuza se Departamenti i Shtetit ka vendosur sanksione ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, si kompensim për besnikërinë e tij ndaj ish-presidentit republikan dhe kundërshtimin e ashpër ndaj multumiliarderit George Soros.

Krahas shkrimit, gazetari e cilëson skandal këtë fakt dhe ‘sugjeron’ që të përfshihet në listën e hetimeve të Kevin McCarthy-t, kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve i cili kundërshtoi krijimin e një komisioni për të hetuar sulmin e 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump.

“Shtojeni këtë skandal në listën e hetimeve të McCarthy-t për kohën kur GOP merr përsëri Dhomën: Blinken-Soros-Rama”, shkruan gazetari amerikan.

“Non-grata e Berishës, hakmarrje për sulmet ndaj Soros”,

Të fundit