Flash News

E-TJERA

‘Non grata’ nga SHBA, Berisha: Historia ka nisur nga Tirana, Rama ka çuar dosjet në Washington

‘Non grata’ nga SHBA, Berisha: Historia ka nisur nga Tirana, Rama ka

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se historia për shpalljen e tij ‘non grata’ ka nisur nga Tirana.

I ftuar në Opinion, Basha thotë se është kryeministri Edi Rama ai që ka dërguar dosjet në ngarkim të tij në SHBA. Sipas tij, gjithçka është mashtrim.

Pjesë nga biseda në studio

Fevziu: Kryeministri Rama, ose kreu i PS po e marr tani nuk pati asnjë reagim për këtë çështje.

Berisha: Po pse të reagojë ai, ka çuar dosjet dhe kaq.

Fevziu: Nëse ka çuar dosjet do të thotë ka diçka

Berisha: Absolutisht mashtrim, le ta nxjerrin.

Fevziu: Ju po thoni që është Rama që e ka inicuar?

Berisha: Pa diskutim

Fevziu: Nga Shqipëria?

Berisha: Po të mos nisej nga Shqipëria ajo… nuk janë zhvillime në Uashington.

Fevziu: Dhe DASH mund të mashtrojë nga dosjet e Ramës, duket akoma më e rëndë.

Berisha: Që i merr dosjet e qeverisë, i merr ajo,

Fevziu: Patjetër, por i shqyrton, nuk e merr vendimin mbi çdo lloj dosje.

Berisha: Po një gjë që nuk qëndron, nuk qëndron mor zotëri. Ja ta shohim në gjykatë!

 

Të fundit