Flash News

E-TJERA

“Non-grata pa prova”, deputeti britanik zbardh takimin me Berishën, ‘porosia’ që i la për sanksionimin

“Non-grata pa prova”, deputeti britanik zbardh takimin me

Deputeti konservator britanik, Henry Smith zhvilloi dje një takim me kryetarin e Partisë Demokratike  Sali Berisha. Smith zbardhi diskutimet me Berishën dhe porosinë që i dha kryedemokratit mbi sanksionimin nga Britania e Madhe.

Në një intervistë për Syri Tv, Smith komentoi shpalljen “non-grata” të Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Deputeti britanik deklaroi se nuk mund të akuzohet dikush për keqbërje në rast se nuk ka prova, ose në të kundërt sanksionimi lidhet me politikën, dhe jo me “krimin” që dikush ka kryer.

“Mendoj se nëse dikush do të akuzohet për keqbërje duhet të ketë prova për këtë gjë dhe duhet të ketë një proces të pavarur gjyqësor, i cili rishikon këto prova dhe vendos nëse dikush është fajtor për atë që akuzohen apo jo. Mendoj se është e rëndësishme jo vetëm të akuzosh dikë për diçka, por nëse do ta bëni këtë gjë duhet të pasohet me provat dhe procesin e pavarur juridik që më pas vendos besueshmërinë e këtyre provave. Pa këtë gjë, shqetësimi është se mbase mund të jetë për politikën dhe jo për kuptimin e vërtetë nëse një krim është kryer apo jo”, tha Smith.

I pyetur nëse ka ndonjë mundësi që konservatorët të apelojnë vendimin e qeverisë britanike ndaj Berishës, Smith tha se i kishte rekomanduar Berishës të ngrinte një apel formal ndaj Ministrisë së Brendshme britanike.

“Ajo që unë do të rekomandoja, ajo që unë I thashë z. Berisha më herët sot, është se nëse ai ndihet se Ministria e Brendshme britanike e ka emërtuar gabimisht si dikush që nuk i lejohet të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar, ai duhet të ngrejë një apel formal kundër atij vendimi në mënyrë që të shqyrtohen provat dhe të rishikohet vendimi, nëse ishte një vendim i drejtë apo jo”, u shpreh Smith.

Deputeti britanik zbardhi dhe disa nga çështjet që diskutoi me kryedemokratin, ku mes tyre edhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Ai ishte shumë i shqetësuar për statusin që i është dhënë, por gjithashtu unë mendoj se ishte e nevojshme të diskutonim se si Partia Demokratike, përpara zgjedhjeve vendore në Maj, kanë kaluar një proces primaresh për të zgjedhur kandidatët e tyre, gjë që unë mendoj se është inkurajuese. Është një proces i hapur që nënkupton se kandidatët kanë një gamë të gjerë të njerëzve që kanë vendosur se kush do t’i përfaqësojë. Mendoj se ky është mjaft interesante dhe një zhvillim premtues këtu në Shqipëri”, shtoi deputeti britanik.

Të fundit