Flash News

E-TJERA

Nora Malaj: Fëmijëria e deputetëve është me problematika

Nora Malaj: Fëmijëria e deputetëve është me

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj deklaron se fëmijëria e deputetëve është me problematika.

E ftuar në A2 CNN, Malaj thotë se  kjo sjellje i ka bazat që në fëmijërinë e deputetëve.

“Kam dashur të bëjë një studim kur kam qenë në parlament, se kush nga deputetët kanë kryer sistemin parashkollor, kopshtin. Fëmijëria e deputetëve është me problematika që ata i kanë brenda në subkoshjencën e tyre. Kjo do të thotë se nëse rritesh në kopsht, ti ke mundësi të socializohesh dhe e kupton vendimmarrjen në grup.

Nëse ndodh që të rritesh te gjyshja është shumë mirë, por mund të ndodhë që edhe të mos rritesh te gjyshja dhe as të bësh kopshtin dhe ti je një produkt që mund të jetë rritur në situata agravuese në familje. Ky lloj agresiviteti dhe problematikash shfaqen pa dashjen tënde”, tha Malaj.

Më tej, Malaj u shpreh se Administrata e Parlamentit duhet të krijojë një njësi që quhet njësi psikosociale për t’i ndihmuar deputetët dhe këtë e kam me shumë seriozitet. “Të rinjtë frustohen shumë nga të vjetrit”, tha ajo.

 

Të fundit