Flash News

E-TJERA

Normalizohet situata në Portin e Durrësit, rikthehet lundrimi për Tragetet Durrës -Bari

Normalizohet situata në Portin e Durrësit, rikthehet lundrimi për

Moti i keq që pushtoi vendin këto ditë pezulloi lundrimin, e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Autoriteti portual i Durrësit njofton se mbrëmjen e sotme do të rinisë lundrimi i trageteve rreth orës 22:00.

Kujtojmë se edhe kapiteneria e Portit të Vlorës pezulloi për ditën e djeshme lundrimin e tragetit Vlorë – Brindizi e anasjelltas, si dhe lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Të fundit