Flash News

E-TJERA

Not, pedalim dhe vrap, të dielën në Tiranë mbahet “Tiranathlon”, rrugët që do të bllokohen

Not, pedalim dhe vrap, të dielën në Tiranë mbahet

Tirana do të presë nesër gara ndërkombëtare “Tiranathlon”, një garë që përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap. Gara do të zhvillohet kryesisht në Liqenin e Farkës, përveç çiklizmit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë një sërë masash për qarkullimin e automjeteve.

Sipas planit të masave, kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:
-Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv "Tiranathlon", në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 29.05.2022, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
-Rruga e "Tuneleve". (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Daxhit" deri te kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit),
-Rruga "Daxhit", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Shaqir Palushi", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën e "Vrapëve"),
-Rruga "Diga e Liqenit".(duke filluar nga kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Diga e Liqenit"),
-Rruga "Panorama e Liqenit". (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit").
-Rruga interurbane kryesore (TEG - lira Shkozë)
-Blv. Zhan D'Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segment! nga ura Shkozë - pallati me shigjeta).

2-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a. Linja Nr. I/A "Selitë - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2 - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" devijon në njërin drejtim në "sheshin Ëillson" tjetri në qendër.
b. Linja Nr. 2 "Teg - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Ëillson".
c. Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve - Qendër" pezullohet përkohësisht
d.Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit - Qendër - Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium devijon te rrethrrotullimi i "Ekonomikut".
e. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” - Jordan Misja" devijon në qendër.
f.Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit pezullohet përkohësisht.    g
g.Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te rrethrrotullimi i "Fabrikës së bukës dhe n qendër.
h.Linja Nr. 14 "Unaza" pezullohet përkohësisht.

 

Të fundit