Flash News

E-TJERA

Nuk deklaroi mbi 18 mijë paundët që kishte me vete, ndalohet 32-vjeçari rumun në Rinas

Nuk deklaroi mbi 18 mijë paundët që kishte me vete, ndalohet

Policia ka ndaluar një 32-vjeçar rumun, i cili u kap me një shumë prej 18.500 paund të padeklaruara në aeroportin e Rinasit. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, 18 500 paund. Procedohet penalisht 32-vjeçari (shtetas rumun) që nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të fundit