Flash News

E-TJERA

Nuk deklaronin fitimet nga ‘Exchange’, procedohen 8 pronarë, sekuestrohen 54 mln lekë

Nuk deklaronin fitimet nga ‘Exchange’, procedohen 8 pronarë,

Tetë pronarë subjektesh për këmbimin e valutave (exchange) janë proceduar penalisht në Elbasan.

Gjatë një operacioni rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Policia ka sekuestruar 54 milion lekë në valuta të ndryshme dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër

“Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve, shtetasit: K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, lira turke etj), dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit