Flash News

E-TJERA

“Nuk dimë nga të kalojmë”, kaos pas bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas, qytetarët detyrohen të ecin në këmbë

“Nuk dimë nga të kalojmë”, kaos pas bllokimit të

Rrëshqitjet dhe zhvendosja e tokës tek “Arrat e Furrës”, në aksin Librazhd-Prrenjas, çuan në pezullimin pa afat të qarkullimit të automjeteve përgjatë këtij segmenti.

Qindra drejtues autpmjetesh e pasagjerë janë lënë në pritje prej mëngjesit, me pasigurinë dhe mungesën e informacionit.

Një drejtues automjeti tha para kamerave se e kanë të paqartë se ku duhet të kalojnë.

“Jemi nisur që në mëngjes drejt Korçës dhe kemi mbetur këtu pa asnjë informacion të qartë. Na thanë që rruga është mbyllur pa afat. Nuk dimë nga të kalojmë,” shprehet ai.

Një tjetër shofer, që udhëtonte me familjen, tha se situata është e vështirë sidomos për fëmijët: “Fëmijët janë lodhur, nuk kemi as ujë mjaftueshëm. Duhet një zgjidhje alternative sa më shpejt.”

Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen të shqetësuar për vonesat dhe pasojat ekonomike. 

“Çdo orë vonesë për ne është kosto. Transportojmë mallra që duhet të dorëzohen brenda ditës,” u shpreh një prej tyre.

Disa të tjerë kanë ikur në këmbë drejt qytetit të Prrenjasit.

Banorët e zonës theksojnë se problematika në “Arrat e Gurrës” ka qenë e pranishme gjatë gjithë këtyre javëve. 

“Kjo ishte e paralajmëruar. Toka ka lëvizur edhe herë të tjera, por tani situata duket shumë më e rëndë,” tha një banor i zonës.

Të fundit