Flash News

E-TJERA

Nuk do të deportohen, bie marrëveshja Çuçi-Patel për azilantët shqiptarë në Angli

Nuk do të deportohen, bie marrëveshja Çuçi-Patel

Në gusht të këtij viti, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel nënshkruan një marrëveshje, në sajë të së cilës do të përshpejtoheshin procedurat e deportimit të shqiptarëve që do të kalojnë ilegalisht kanalin e La Manshit.

The Guardian shkruan se Home Office e ka shpallur të pavlefshme marrëveshjen për emigrantët që mbërrijnë ilegalisht dhe për shqiptarët që aplikojnë për azil në MB.

Autoritetet britanike thonë se nuk mund ta zbatojnë këtë marrëveshje pasi bie në kundërshtim me legjislacionin vendas. 

Pranimi u bë në një letër ligjore që iu dërgua avokatëve të cilët punojnë për shoqatën e refugjatëve “Care4Calais”, e cila kishte sfiduar politikën duke e çuar vendimin në gjykatë.

Sipas ‘Home Office’ 53 përqind e shqiptarëve kërkojnë azil në Britaninë e Madhe dhe se për më shumë se gjysmën e tyre, vendlindja nuk konsiderohet një vend i sigurt për të jetuar.  

 

Të fundit