Flash News

E-TJERA

“Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku. Shembull i injorancës"/ 'Shuhen' përplasjet Rama-Ademi

“Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku. Shembull i

Përplasjet e herë pas hershme mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes demokrate të Shkodrës Voltana Ademi, këtë herë ia lanë vendin "dakordësisë".

Në mbledhjen që kryeministri zhvilloi ditën e sotme me drejtuesit e bashkisë për mbetjet, Ademi foli për objektivat e Bashkisë Shkodër, duke kërkuar ndihmë financiare nga qeveria.

Kjo kërkesë u prit pozitivisht nga Rama, i cili u shpreh i gatshëm që qeveria të japë ndihmë për të gjitha bashkitë që synojnë diferencimin e mbetjeve në funksion të riciklimit.

Ademi është e vetmja kryebashkiake nga radha e opozitës. Gjatë drejtimit të Bashkisë Shkodër prej gjashtë vitesh, Rama e ka kërcënuar shpesh me mosdhënie fondesh.

“Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria", “jemi përplasur me murin qorr dhe shurdh", "shembulli më drithërues i injorancës", janë disa nga frazat që Rama ka përdorur ndër vite në adresë të kryebashkiakes Ademi.

Ademi: Në Shkodër kemi nisur të mbulonin 69% të territorit me shërbim, tani kemi 85% të territorit. Ne vërejmë që ka probleme me kontrata dhe me kontraktorët. Kemi bërë studim që lidhet me kosto.  E kam thënë, dhe ndoshta po insistoj. Do bëjmë një rishikim të planit të menaxhimit të mbetjeve. Deri në muajin mars do kemi një rivlerësim për mbledhjen derë më derë.

Mund të ketë kosto më të lartë. Ky vlerësim mendojmë se do e bëjmë gati deri në muajin mars që të shohim se sa do të rritet kostoja. Do të kemi gjithmonë ata që i hedhin plehrat jashtë koshit. Ndoshta ndihma për bashkinë e Shkodrës, nuk do të duhet të verifikohet për shërbimin e kryer pasi e mbulojmë koston. Por nëse bëjmë mbetjen e diferencuar për gjithë territorin, i kam kërkuar ministres që koston shtesë ta ndajmë përgjysmë. Kanë rezultuar të paefektshme pilotimet.

Rama: Bashkitë që duan të hedhin një hap më të shpejtë përpara duke synuar ndarjen në funksion të riciklimit, ne do i japim mbështetjen e nevojshme. Për ne ka një interes plus, pasi nëse modeli do jetë i suksesshëm, do e transferojmë në vendet e tjera. Për Thethin mund të jetë një mundësi, pasi ata që operojnë atyu janë sipërmarrës pasi kanë ndërtuar një zinxhir sipërmarrje për turizmin, mund ta kthejmë këtë pamundësi objektive, në një shans për ti future në një process që të fitojnë të ardhura për riciklimin.

Të fundit