Flash News

E-TJERA

Nuk dorëzohet Zhaklina Peto, ankimon vendimin e KED-së: Relatorja më injoroi

Nuk dorëzohet Zhaklina Peto, ankimon vendimin e KED-së: Relatorja
Zhaklina Peto

Zhaklina Peto nuk dorëzohet përpara vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ajo ka ankimuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që vendosi më 23 dhjetor të raportonte se ajo ishte tërhequr nga gara.

Peto thotë se nuk është nuk tërhequr nga gara, ndërsa shton se vendimi i KED-së është i paligjshëm, në kundërshtim të hapur dhe në manipulim të vullnetit të saj të lirë.

Më tej, Peto akuzon relatoren Miranda Andoni se injoroi faktin që ishte e infektuar me Covid-19. 

“Relatorja e çështjes ka injoruar në mënyrë të qëllimtë të gjitha dhe çdo kërkesë timen për të më sqaruar pyetjet e saj, veçanërisht duke pasur parasysh që këto pyetje ishin esenciale në një proces, ku gjetjet e saj tashmë përfshin çështje dhe aludime të reja jashtë hetimit dhe konkluzioneve të dy procedurave të mëparshme. Relatorja në një akt të paprecedentë dhe flagrant ka lënë në mes procedurën e hetimit dhe verifikimit të gjetjeve të mia nga organet tatimore (DPT dhe DRTT), duke parashtruar në relacion dhe vendim gjetje dhe konkluzione tërësisht të pavërteta dhe në kundërshtim të hapur me konkluzionin e dhënë në aktet dhe shkresat e organeve tatimore, duke kryer një shkelje të rëndë të procedurës”, thotë ajo. 

Peto është skualifikuar 2 herë nga gara për Kushtetuesen por u rikthye sërish nga Gjykata Administrative e Apelit.

Të fundit