Flash News

E-TJERA

Nuk dorëzoi testin e gjinisë, Ferreira “zhduket” pas pezullimit, nuk luan më për Dinamon

Nuk dorëzoi testin e gjinisë, Ferreira “zhduket” pas

Volejbollistja e Dinamos, Najara Ferreira, vijon të jetë e pezulluar, pasi nuk ka paraqitur kurrë analizën e gjinisë të kërkuar nga autoritetet sportive.

Çështja mbetet ende e hapur edhe në Federatën Shqiptare të Volejbollit, e cila nuk ka marrë asnjë sqarim zyrtar as nga klubi dhe as nga vetë sportistja.

Dyshimet për gjininë e 32-vjeçares nisën në muajin tetor, pas ankesave të disa klubeve rivale. Që prej asaj kohe, Najara Ferreira nuk është shfaqur më në aktivitetet sportive.

Ajo është larguar nga Shqipëria dhe nuk është më pjesë e ekipit të vajzave të Dinamos.

Situata, që ka mbetur pa zgjidhje prej muajsh, ka sjellë një vendim të ri nga Federata: duke nisur nga sezoni i ardhshëm, çdo volejbolliste që regjistrohet në kampionatin shqiptar do t’i nënshtrohet testit të gjinisë.

Të fundit