Flash News

E-TJERA

“Nuk duhet fluturuar me presh”, ish-deputeti kujton rastin e Serbisë: Nisi negociatat në 2014, Vuçiç që atëherë në pushtet

“Nuk duhet fluturuar me presh”, ish-deputeti kujton rastin e

Ish deputeti Ralf Gjoni ka sjellë në vëmendje rastin e Malit të Zi dhe Serbisë, kur nisën negociatat disa vite më parë me BE.

Në një postim në Facebook, Gjoni shkruan se nuk ka vend për ekzaltim pasi Mali i Zi i nisi negociatat për anëtarësim në BE në 2012, kurse Serbia i nisi në 2014. Sipas tij, presidenti  Aleksandar Vučić është në pushtet absolut që prej atij viti.

“Nuk dua t’ju prish dasmën e negociatave.

Poooor, më kujtohet se Mali i Zi i nisi negociatat për anëtarësim në BE në 2012. Serbia i nisi në 2014.

Ndërkohë, Aleksandar Vučić është në pushtet absolut që prej vitit 2014.

Ky është ai momenti kur nuk duhet fluturuar me presh në b….

Vazhdoni dasmën tani!”, shkruan Gjoni.

 

Të fundit