Flash News

E-TJERA

“Nuk duhet të luante futboll”, kardiologu flet për sëmundjen e Dwamena-s

“Nuk duhet të luante futboll”, kardiologu flet për

Kadriologu Indrit Temali ka folur për rastin e futbollistit ganez, Raphael Dwamena, i cili humbi ndjenjat në fushë dhe ndërroi jetë në spital.

Temali ka thënë për Euronews Albania, se  ai nuk duhet të luante futboll. Kardiologu tha se Dwamena ishte i diagnostifikuar me kardiomiopatinë hipertrofike, e duke qenë se futbolli është një sport i vështirësisë së lart, ai nuk duhet të luante.

“Mendoj se diagnosa e tij  kardiomiopatinë hipertrofike, është një diagnozë serioze. Futbolli klasifikohet si sport me aktivitet të lartë, ndaj ai nuk duhet të lejohej që të luante. Kjo diagnozë ka këtë rrezikun e vdekjes së papritur, rrezikun e aritmive që çojnë në arrest kardiak.

Në këtë sëmundje, muret e zemrës janë shumë të trasha, është sëmundje e lindur dhe gjenetike, kuptohet kur ti bën një vizitë rutinë te doktori për një x arsye, shiriti i zemrës nuk të del normal, ndërsa diagnozën e vendos kur bën eko”, tha kardiologu.

Të fundit