Flash News

E-TJERA

“Nuk e dija ç’shkruanin gazetat e huaja për të”, flet Liri Berisha: Si e kam njohur Nënë Terezën

“Nuk e dija ç’shkruanin gazetat e huaja për

Ish-zonja e parë e Shqipërisë, Liri Berisha ka folur më shumë mbi librin që i ka dedikuar figurës së të madhes, Nënë Tereza.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Berisha ka treguar mbi kujtimet me Nënë Terezën dhe se si e ka njohur që në moshën 15-vjeçare, në një kohë kur nuk dinte çfarë shkruanin gazetat e huaja për të, por që në Shqipëri nuk flitej asgjë.

“E kam njohur Nënë Terezën në moshën 15-vjeçare, në një kohë kur nuk dija se çfarë shkruanin gazetat e huaja për të, kur në Shqipëri nuk flitej asnjë fjalë, nuk e njihte askush. Në thellësinë time, më çonte emri i saj tek familja dhe origjina e saj, për të cilën kisha dëgjuar të flitej me shumë nderim për atë familje.

Pastaj në rrugën e Kavajës ka qenë një shtëpi ku banonte motra dhe nëna e Nënë Terezës. Ne shkonim shpesh atje, aty kam njohur nënën dhe motrën e saj dhe më bënte shumë përshtypje si në familjen tonë diskutohej për ato zonjat me një lloj nderimi dhe keqardhjeje.

Një ditë, kur e pyeta mamin, kush janë ato dy gra, ajo më tha që nuk janë gra, por zonja. Atë kohë ishte e ndaluar fjala zonjë, ishte shoqe e lejuar. Pastaj më tregoi historinë e familjes së saj, për Nënë Terezën dhe si i ishte përkushtuar një misioni në Indi”, tha Liri Berisha.

Të fundit