Flash News

E-TJERA

"Nuk e dini as nga bie", FMTK reagon ndaj deklaratës së Margaritit: Keni dështuar në menaxhimin e Butrintit

"Nuk e dini as nga bie", FMTK reagon ndaj deklaratës së

E ftuar para disa ditësh në “Frontline” në News24, ministrja e Kulturës, Elva Margariti u pyet nga gazetarja se "A ka dështuar shtetit në menaxhimin e Butrintit?"

Dhe ministrja Margariti u prgjigj duke thënë se :

"Jo nuk ka dështuar! Nuk ka dështuar, pasi në Butrint ka sjellë ide inovative për t’i adaptuar edhe në site të tjera. Shteti ka parë se nevoja për të çuar përpara projekte për këtë nivel të një siti të UNESCO-s nuk ka mjaftueshëm buxhet dhe ndaj i është drejtuar një fondacioni jofitimprurës. Çdo gjë do të ngelë në Butrint. Parku i Butrintit ka arritur që të mbajë një sasi më të madhe parash në kasë dhe një pjesë më të vogël për të derdhur në buxhetin e shtetit. Këto fonde që shkonin në buxhetin e shtetit do të mbeten në Butrint dhe do të shkojmë për restaurimin, shtigjet e reja. Nëse ne kemi një plan zhvillimi prej 7 milionë dollarësh do të kishim pritur edhe 10 vite për të zhvilluar parkun. Por me ndryshimet e re ligjore kemi realitetin e marrë nga Bota ku privati është pjesë e ruajtjes së trashëgimisë kombëtare."

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, përmes një postimi zyrtar në faqen në Facebook, ku shkruan se ministrja jo vetëm ka dështuar në mënyrën më spektakolare të mundshme, por edhe ka braktisur mirë-administrimin e zonës arkeologjike.

Postimi i plotë:

-Gazetarja : A ka dështuar shtetit në menaxhimin e Butrintit?

-Ministrja Margariti : Jo nuk ka dështuar!

Mund t'i themi znj.ministre se Ministria e saj jo vetem qe ka deshtuar ne menyren me spektakolare te mundshme, por edhe ka braktisur mire-administrimin e zones arkeologjike.

Me poshte shikoni zonen arkeologjike te Diaporitit, zone brenda parkut Kombetar, zone ku per vite me rradhe u kryen germime arkeologjike. Zone ku u trajnuan studente dhe u ndermor nje projekt konservimi. Deri ne vitin 2005 kishte edhe kujdestar.

Aktualisht jo vetem qe eshte braktisur, rrenuar, mbuluar nga ferrat nuk ka asnje kujdestar, nuk shkon asnje vizitor, moli prej druri eshte zhdukur dhe pylli po rritet perseri. Mund te themi qe asnje Minister Kulture nuk e ka vizituar kete sit me rendesi nderkombetare dhe nuk e di nga bie. Ja pra, znj.ministre, ky quhet deshtim ne administrimin e nje qendre Pasuri Boterore e UNESCO-s.

Të fundit