Flash News

E-TJERA

Nuk është Dumani, Karamuço tregon kush ‘e zbërtheu’ atentatin ndaj ish-prokurorit

Nuk është Dumani, Karamuço tregon kush ‘e

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe ‘Rrumit të Shijakut’ në vitin 2019 u zbardh pak ditë më parë duke çuar në pranga disa nga të akuzuarit.

Eksperti i kriminalisitikës Ervin Karamuço ka thënë në Abc News se lëvizja nuk erdhi nga dëshmitë e Nuredin Dumanit. Sipas tij, lëvizja erdhi pas informacioneve që vijnë nga Franca nga bisedat e grupeve kriminale në aplikacionin Sky.

“Shumë prej mediave kanë dalë në deduksionin se kjo lëzivje erdhi ishte për shkak të dëshmive të Nuredin Dumanit. Ajo që duket deri më sot është fakti që nga Franca po vijnë mijëra mesazhe të dekriptuara nga sistemi Sky.

Falë këtij sistemi janë zbardhur edhe shumë ngjarje të tjera, si edhe kjo ngjarje besoj.

SPAK ka nisur të lëvizë pikërisht pasi ka patur në duar këtë sistem, që është në duart e shumë organeve ligjzbatuese europiane,” tha Karamuço.

Të fundit