Flash News

E-TJERA

Nuk është i lumtur me stolin e PSG-së, Donnarumma një “tradhtar” për Milanin

Nuk është i lumtur me stolin e PSG-së, Donnarumma një

Gianluigi Donnarumma duket se nuk është i kënaqur në Paris. Të qëndruarit në stolin e PSG, nuk është prioriteti i gjigantit italian.

Donnarumma po syno ndryshe nga sa ishte menduar. Teksa u shpall kampion Evrope me Italinë dhe një ndër futbollistët më të mirë të turneut, Donnarumma nuk po gjen aspak hapësirë në PSG.

Ish-portieri i Milanit nga 9 ndeshje zyrtare të cilat ka zhvilluar PSG-ja, ka qenë pjesëmarrës në vetëm dy prej tyre, ndërsa në 7 ndeshjet e tjerrka qëndruar në stol.

Sipas asaj që edhe mediat italiane kanë konstatuar, Donnarumma është drejt largimit te Juventusi, armiku i përbetuar i milanezëve. Messi dhe futbollistët e tjerë amerikano jugor duan që titullar të jetë Navas e jo Donnarumma dhe kanë bërë bllokadë.

A është kjo një tradhti spo një përpjekje e Donnarummas për të parë dritë në fund të tunelit, kjo mbetet për tu parë në merkato.

Të fundit