Flash News

E-TJERA

"Nuk është servil", analisti: Berisha, i pari i huaj që guxoi dhe i bëri gjyq Blinken-it

"Nuk është servil", analisti: Berisha, i pari i huaj

Analisti Genc Burimi deklaroi se Sali Berisha është rast unikal në botë që hodhi në gjyq Departamentin Amerikan të Shtetit, duke dhënë shembullin se shqiptarët nuk janë servilë.

“Ka pasur shqiptarë që nuk janë treguar servilë ndaj amerikanëve. Është rast unikal në botë që një i huaj guxon dhe i bën gjyq Departament të Shtetit. Ky ishte Sali Berisha. Nuk po them mirë apo keq. Por, është shembull që s'janë shqiptarët servilë”, tha Burimi në A2CNN. 

Më tej, analisti theksoi se “shqiptarët sot duhet të angazhohen më shumë në politikën e brendshme, që korrupsioni është bërë një problem dhe duhet të jenë shumë kërkues shqiptarët, por dhe mediat ndaj institucioneve ndërkombëtare”.

“Nuk është normale sot që ambasadori i BE në Tiranë mbyll sytë, mbyll gojën kur sot ky Parlament, kjo mazhorancë nuk zbaton vendimet e drejtësisë për heqjen e imunitetit. Kjo duhet denoncuar. E njëjta gjë po të ndodhte në Beograd, do ishte bërë nami nga europianët. Në Shqipëri mbyllin gojën. Pse? Sepse siç mbyllin gojën me Egjiptin, siç mbyllin gojën me Katarin.

Edhe me Shqipërinë nuk bëhet kjo gjë, të mbyllosh gojën ndaj këtij niveli kaq të lartë të korrupsionit, kur sot këta perëndimorë bënë presion te Zelenski për ish-ministren e Energjetikës. E dyta, në fushën e mbrojtjes nuk është normale që Shqipëria bën kaq pak. Ka 13 vjet u mburrën se bënë një aeroport, që e bëri NATO në Kuçovë. Ti nuk ke një avion gjuajtës. Serbia sot ka 6 milion banorë përballë 3 milionë shqiptarëve është e aftë të ketë gjithë atë arsenal ushtarak”, theksoi Burimi.

Të fundit