Flash News

E-TJERA

Nuk fitoi por shpërblehet/ Kandidoi te “Deputeti që Duam”, komandohet drejtor i Tatimeve në Shkodër

Nuk fitoi por shpërblehet/ Kandidoi te “Deputeti që Duam”,

Komandohet drejtori i ri rajonal i tatimeve në Shkodër.

Në këtë post është komanduar Agron Hasanaj, i njohur në Shkodër si drejtues i një banke të nivelit të dytë.

Së fundmi, Hasanaj ishte një prej kandidatëve në platformën “Deputeti qe Duam”, ku kaloi disa faza, por nuk fitoi, raportojnë mediat lokale.

Megjithatë, ndonëse nuk u përzgjedh në fazën finale të 10 kandidatëve, Hasanaj është komanduar si drejtor rajonal i tatimeve.

Më herët, kjo drejtori u drejtua për disa muaj nga Myzafer Bushi.

 

Të fundit