Flash News

E-TJERA

“Nuk i largoj punonjësit”, kryebashkiaku demokrat i Fushë Arrëzit “sfidon” Ramën

“Nuk i largoj punonjësit”, kryebashkiaku demokrat i Fushë

Hil Curri, kryebashkiaku demokrat i Fushë Arrëzit, ka sfiduar urdhrin e kryeminsitrit Rama për të shkarkuar nënkryetarët e bashkisë dhe drejtuesit e njësive administrative.

Në një intervistë për News24, Curri deklaroi se nuk e ka menduar largimin e tyre pasi nuk ka konstatuar pakënaqësi në performancën e tyre.

“Nënkryetarët dhe administratorët janë të lëvizshëm, por unë deri tani nuk kam ndonjë konstatim që puna e tyre nuk ka qenë e duhura. Ishte një porosi e përgjithshme nga Rama, por jo të gjitha bashkitë kishin të njëjtin problem dhe ne si bashki nuk e kemi këtë problem”, tha Curri.

I pyetur për marrëdhëniet me Ramën, Curri thotë se qëllimi i tij është t’u shërbejë banorëve dhe thekson se përë këtë duhet bashkëpunim me qeverinë.

“Rama është kryeministri i vendit, pavarësisht bindjeve politike. Pushteti vendor e ka për detyrë të bashkëpunojë dhe t’u shërbesh banorëve arrihet vetëm përmes bashkëpunimit”, u shpreh Curri.

Të fundit