Flash News

E-TJERA

Nuk i lejuan simbolet kombëtare, boksierja kosovare refuzon pjesëmarrjen në Botërorin e Indisë

Nuk i lejuan simbolet kombëtare, boksierja kosovare refuzon

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Boksit që zhvillohet në Indi. Arsyeja e kësaj vendimmarrjeje nga ana e sportistes është kushti që ka vendosur vendi organizator.

Asaj iu komunikua që duhej të paraqitej në Botërorin e Indisë pa simbole kombëtare dhe nëse Sadiku do të fitonte ndonjë medalje, atëherë nuk do të dëgjohej himni i  Kosovës apo të shfaqej flamuri.

Kjo është konsideruar diçka e papranueshme dhe Federata e Kosovës ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj Indisë për kushtet dhe pabarazinë që shfaqi.

Kjo është hera e tretë që Donjeta nuk po merr pjesë në Botërorët, e organizuar nga India. Në dy herët e para nuk ia doli të pajisej me vizë, ndërsa në herën e tretë, India lëshoi pe, por me kushte të papërballueshme.

 

Të fundit