Flash News

E-TJERA

Nuk i thotë ‘jo’, Rama flet për mundësinë e marrëveshjes për vaksinat kineze dhe ruse

Nuk i thotë ‘jo’, Rama flet për mundësinë e

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria do të jetë e prirur të pozicionohet krah Perëndimit sa i përket marrëveshjeve për kontratat e vaksinimit.

I pyetur nëse vendi do të presë edhe vaksina të prodhimit nga Rusia dhe Kina, Rama tha se kjo qasje ndryshon nëse BE do ishte e hapur.

Nuk kam asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë, por zgjedhja jonë është do kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë.

Është një zgjedhje e bërë prej nesh, pasi janë shumë komponentë bashkë. Nëse BE do hapet ndaj vaksinave kineze e ruse, do rishikojmë këtë qasje. Sa kohë është i mbyllur ndaj këtyre opsioneve, jemi në pozicionin e BE, asnjë paragjykim nga ana shkencore”, tha Rama.

Të fundit