Flash News

E-TJERA

"Nuk i'a ka treguar SPAK", Artan Hoxha zbulon nofkën e Nuredin Dumanit në komunikimet e SKY

"Nuk i'a ka treguar SPAK", Artan Hoxha zbulon nofkën e

Gazetari, Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë organizuar vepra penale nga më të rëndat, që nga trafiku i narkotikëve deri te vrasjet. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha zbuloi për herë të parë se personi me nofktën "Toto Rina" në SKY, është në fakt Nuredin Dumani. 

"Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet policisë së shtetit.

Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj.

Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për Presdient që vranë në Kolumbi.

Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati.

Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të Ëilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai.

Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani ka përdorur në dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina.

Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë.

Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit", tha Hoxha. 

 

Të fundit