Flash News

E-TJERA

"Nuk investojmë sa duhet", Ballanca: Gjykatat funksionojnë me gjysmën e organikës

"Nuk investojmë sa duhet", Ballanca: Gjykatat funksionojnë

Sistemi gjyqësor në Shqipëri funksionon me pothuajse gjysmën e organikës së vetë.

Nga 417 gjyqtarë që duhet të ketë në të gjithë shkallët e gjyqësorit, aktualisht në detyrë që shqyrtojnë dosje janë 267.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e ftuar në emisionin Opinion, tha se është e rëndësishme rritja e numrit të gjyqtarëve në zgjidhjen e stokut.

Ballanca: Ka shumë rëndësi që ne të rrisim numrin e gjyqtarëve.

Fevziu: Pse nuk e rrisim?

Ballanca: Sepse nga ana tjetër edhe futja në sistem e gjyqtarëve është shumë e vështirë, pasi bëhet vetëm përmes shkollës së magjistraturës.

Diskutimit nëse vakancat duhet të plotësohen edhe me jurist jashtë sistemit, avokatja e popullit i përgjigjet kështu:

Ballanca: Sistemi i kalimit përmes shkollës së Magjistraturës, është konsideruar jo vetëm gjatë reformës në drejtësi, por edhe më përpara, si mënyra më e mirë për të përcaktuar dhe për të bërë juristin.

Fevziu: Dakord, por kur je në emergjencë, ke nevojë… Kjo është si puna e kuzhinierëve që duhet shkolla e kuzhinës, por kur të duhen katër kuzhinierë do marrësh e një që di të gatuajë.

Qytetarët janë të shqetësuar edhe për çështjet penale dhe civile.

“Të dyja palët, edhe çështjet penale edhe ato civile, sepse dhe sistemi prokurorial ka një mungesë në 70% të prokurorëve, nuk janë në detyrë”, tha Ballanca.

Situata aktuale, sipas Ballancës, u parashikua edhe nga Komisioni i Venecias.

“Kjo është një nga çështjet që është ngritur zëri, jo vetëm nga unë, edhe nga Komisioni i Venecias. Në kohën që u kaluar reforma, ka pasur një opinion të Komisionit të Venecias. Opinioni i parë erdhi negativ, tha ky sistem, kjo reformë që keni bërë ju me këtë strukturë të sistemit të sistemit të drejtësisë është e pamundur për t’u realizuar sepse kërkon kapacitete shumë të mëdhaja njerëzore, që nuk e dimë nëse Shqipëria i ka”, tha Ballanca.

Vonesat në zbardhjen e vendimeve janë një problem tjetër me të cilin hasen qytetarët, veç pritjes së gjatë për t’u marrë në shqyrtim një çështje.

Të fundit