Flash News

E-TJERA

"Nuk isha unë, ma thanë shokët"/ Vrau gruan para gjykatës, zbardhet dëshmia e ish-efektivit

"Nuk isha unë, ma thanë shokët"/ Vrau gruan para

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 58 vjecarin Koço Buzo, i cili dy ditë më parë  ekzekutoi  bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit, pasi kjo e fundit doli nga gjykata në seancën e divorcit.

Para togave të zeza ai ka dhënë një dëshmi të paqartë, ku ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga dita ku ndodhi krimi.

“Nuk mbaj mend, nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi, gruaja në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët”, mësohet të ketë thënë ish-efektivi Buzo para trupës gjykuese, që nuk dihet nëse vjen për shkak të gjendjes mendore jo të mirë apo si tentativë e tij për t’i shpëtuar akuzës për vrasje. Për shkak se Koço Buza ka dhënë dëshmi të ndryshme, ai do i nënshtrohet akt ekspertimi mendor. 

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së enjtes, pas mbarimit të seancës për procesin e divorcit. 58-vjeçari po e priste jashtë, të ndjerën Liljana Buzoi dhe i është afruar dhe e ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas 7 herë me kallashnikov pas shpine në prani të djalit të tyre. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, njëri prej tyre me profesion avokat, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit