All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"Nuk ishte ekstradim, por rrëmbim", Plarent Dervishaj tregon si erdhi në Shqipëri

All - Paragraf - 1

"Nuk ishte ekstradim, por rrëmbim", Plarent Dervishaj tregon si

Plarent Dervishaj, i shumëkërkuari i cili ndodhej prej vitesh në arrati në Dubai, është lënë në "arrest në burg" nga GJKKO. Dervishaj ka rrëfyer se si u bë e mundur ardhja e tij në Shqipëri. Ndryshe nga çka informuar policia, sipas Dervishajt, nuk ka pasur ekstradim, por rrëmbim.

All - Paragraf - 3

Ai ka thënë para GJKKO se më 6 gusht Forcat Speciale i kanë shkuar në banesën e tij në Dubai, i kanë thyer derën duke i thënë se ‘të rrezikohet jeta do të të bëjnë një atentat dhe do vish me ne’.

Më tej, ai ka shtuar se është arrestuar dhe është mbajtur për 10 ditë në paraburgim pa e lejuar madje, të kontaktojë me avokatin e tij.

"Me 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait me kanë thyer derën me preteksin se te rrezikohej jeta dhe kundrejt teje do të zhvillohet një atentat. E kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flas me avokatin ku kanë mbajtur 10 dite dhe më pas më kane hipur në avion dhe arrestimi është bërë në Rinas", është shprehur Dervishaj.

Sa i përket akuzave t ngritura për vrasjen e Klodian Saliut, Dervishaj ka thënë: “Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me vrasjen e Klodian Saliut.”

Të fundit