Flash News

E-TJERA

“Nuk jam budalla, po të jap një këshillë se jam më i vjetër”, gazetari debat me Nazarkon: Nuk lejoj të më kundërshtoni në këtë pikë

“Nuk jam budalla, po të jap një këshillë se jam

Gazetari i ‘news 24’, i sektorit të shëndetësisë, Erion Skendaj deklaroi se tamponi nuk është tregues i covid 100%.

Duke folur në ‘real story’, pas kësaj deklarate të gazetarit sipas tij referuar nga ç’kanë deklaruar mjekët, ka ndërhyrë analisti Shpëtim Nazarko.

Nazarko: Nuk jam i çmendur të kundërshtoj Arjan Mezini, apo çdolloj doktori në Sanatorium. Po të jap një këshillë se jam gazetar më i vjetër...

Skëndaj: Kam 12 vite që merrem me shëndetësinë, nuk lejoj të më kundërshtoni në këtë pikë, e përcjell çfarë thonë mjekët

Nazarko: Nuk jam budalla të kundërshtoj edhe infermierin më të fundit të Sanatorium. Jam më i vjetër se ty dhe mund të ngatërrohemi në labirintin e gjerave pafund. çdo gjë që rrotullohet, me tampon e pa tampon, në fund them sa është shkalla e fatalitetit.

Në mars kam patur hipotezën që më mallkuan. Thashë se mund të ketë njerëz që vuajnë nga pneumonia por s’është covid.

Skëndaj:  Deri në janar –shkurt e thënë nga imazheristët e dy spitaleve covid kanë ekzistuar në pneumonitë klasike. Ata e dallojnë menjëherë pneumoninë covidiane.

Të fundit