Flash News

E-TJERA

“Nuk jam këtu për dekor”, Pas debatit me gazetaren, Vangjel Dule largohet nga studio

“Nuk jam këtu për dekor”, Pas debatit me gazetaren,

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut për bashkinë Himarë, Fredi Beleri. Beleri u akuzua për shit-blerje votash.

Dule i ftuar në studion e emisionit “Open” është përfshirë në një debat me gazetaren Klodiana Lala, duke i cilësuar deklaratat e saj si një mashtrim skandaloz dhe si përralla fëmijësh.

Sipas tij faktet e cituara nga Lala nuk korrespondojnë me atë që ndodhet në dosje, ndërsa gazetarja ka deklaruar se nuk ka përmendur asgjë që nuk ndodhet në dosjen e Belerit.

Pas një përplasje me gazetaren Lala, Dule tha se nuk do qëndroje asnjë moment më tepër nëse nuk e lejojnë të flas. Dhe fill pas kësaj ka lënë studion.


Pjesë nga diskutimi:

Lala: Prokuroria thotë pasi janë dorëzuar paratë është bërë arrestimi. Nëse do ishte për mua nuk Fredi Beleri nuk do të duhej të ishte kandidat

Dule: Nuk do qëndroj asnjë moment më tepër nënse nuk më lejoni të flas, nuk jam këtu për dekor.

Vangjel Dule: Ti po mashtron, arrestimi i Kokaveshit nuk ka lidhje me lokalin ku thuhet se janë marrë lekët. Janë mashtrime. Ju mashtroni.

A ka mundësi? Mua më keni ftuar? Ka një manipulim për të bindur opinionin se ka një shit-blerje kur nuk ka. Nuk do qëndroj nëse nuk respektoni elementët e një bashkëbisedimi. Nuk rri dot këtu kur fyeni.

Mos më detyroni të bëj diçka që se kam bërë asnjëherë. Më vjen keq mënyra sesi drejtoni dhe sesi po manipuloni.

Të fundit