Flash News

E-TJERA

“Nuk jam pronar i asnjë vile”, Basha: Jam zhvendosur në ambiente me qira, marrëdhënia është mes familjes sime dhe një familje tiranase

“Nuk jam pronar i asnjë vile”, Basha: Jam zhvendosur në

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se nuk është pronar i asnjë vile dhe se gjithçka është sulm politik. Ai tregoi se është zhvendosur në një godinë me qera, pasi apartamenti, ku banonte më parë u dëmtua nga tërmeti.

Basha theksoi se pasuria e tij është vënë në mënyrë të drejtë, ndërsa paralajmëroi se do të çojë para drejtësisë shpifësit, siç i quan ai.

“Është e vërtetë që kam jetuar në një apartament, që është me sipërfaqe më të madhe sesa godina ku jemi zhvendosur me qira. Motivi kryesor është tërmeti dhe një motiv tjetër nuk dua ta bëj publik. Në këtë ambient që kam marrë me qira, marrëdhënia ime është mes familjes sime dhe një familje tiranase normale, që e jepte atë pronë me qira. Akuzat janë pjesë e një strategjie përbaltje.

Janë gënjeshtra të pastra dhe do kallëzoj penalisht shpifësi i është shmangur gjyqit. Në 7 vjet, ky kryeministër ka pasur në dorë të gjitha mekanizmat e pushtetit për të parë pasurinë e familjes sime, por pasuria ime është vënë në mënyrë të drejtë. Nuk jam pronari asnjë vile të vetme. Gjithçka është sulm i pastër në fushatë elektorale. Dihet shumë mirë se ku jeton kryeministri Edi Rama, por kjo do të duket sikur unë po i kundërvihem”, tha Basha për 'Real Story'.

Të fundit