Flash News

E-TJERA

Nuk janë "boritë e makinës së nuses" , por të nervave të shoferëve…

Nuk janë "boritë e makinës së nuses" , por të

Nuk janë borie dasme, por janë boritë e nervave të qytetarëve të Tiranës të cilët çdo ditë të mundshme hasin radhë kilometrike me trafik.

Ditën e sotme rruga Dritan Hoxha, duke nisur nga ish-dogana për të vijuar më tej me rrugën e Durrësit kishte “mbetur pa frymë”.


Për rreth 1 orë e gjysmë, qytetarët të stresuar dhe nervozuar kanë mbetur në trafik, teksa i binin borive në mënyrë intensive duke shpresuar se rruga do të lirohej më shpejt.

Ajo që bënë akoma dhe më shumë habi është prania e policëve rrugor. A janë për të eliminuar trafikun apo për ta shtuar atë?

Nuk janë "boritë e makinës së nuses" , por të

Një qytetar i cili ka nisur disa video në redaksinë e Politiko.al nga situata e sotme është shprehur se sa herë që ka trafik në rrugë do ndodhet policia.

Rikujtojmë që kanë qenë të shumtat raste kur ambulancat kanë mbetur në trafik duke rrezikuar dhe jetën e pacientëve.

Por kjo është një situatë e vazhdueshme në Tiranë, për të cilën nuk po bëhet asnjë veprim nga qeveria apo dhe bashkia për të reduktuar të paktën, sepse për ta eliminuar, është një rrugë e gjatë…

Nuk janë "boritë e makinës së nuses" , por të

 

 

Të fundit